Demiri: Po japin më shumë se maksimumin nga vetja

Futboll

Demiri: Po japin më shumë se maksimumin nga vetja

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:57
Demiri: Po japin më shumë se maksimumin nga vetja

Kryesia e FC Shkupit vitin e fundit ka shtuar aktivitet me shkollat e futbollit, ndërsa këtë e ka bërë me angazhimin e futbollistëve të rinj në ekipin e seniorëve. Pas nënshkrimit të kontratave profesionale me Altin Sefon, Besir Ramadanin, Suhel Muharemin dhe Faih Ismailin, së fundi kontrata profesionale kanë marrë edhe katër futbollistë të rinj. Emrat e rinj që kohë pas kohe i kemi parë edhe në përbërjen e ekipit të seniorëve janë, Musli Lika, Jusuf Aliu, Omer Jashari dhe Hamaza Ramani. Këta katër futbollist nga kjo javë tani më janë me kontrata profesionale, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për tre vitet e ardhshme.

Pikërisht për këtë akt ka folur menaxheri sportiv i klubit Ertan Demiri, i cili është urë lidhëse mes lojtarëve, stafit të trajnerëve dhe kryesisë së klubit.

“Dua të potencoj se unë që ditën e parë kur erdha këtu te klubi im, prioritet i imi do të jetë avancimi i shkollës së futbollit. Njëkohësisht dua të uroj trajnerët  dhe lojtarë që ushtrojnë në kushte të vështira dhe me gjithë problemet që i kanë ato po arrijnë që të prodhojnë super talente. Mendoj se kjo do të jetë vetëm fillimi, premtimi mos të them se do të jetë ekzagjeruar pak por, mendoj se për dy apo tre vite ne do ta kemi skuadrën e parë të përbërë prej pesë apo gjashtë futbollistëve që do të fillojnë çdo ndeshje” është shprehur Demiri i cili më tej ka shtuar se sponsorët nga Turqia kanë shumë mirëkuptim që Shkupi të vazhdojë të “prodhon” lojtarë.

“Falënderoj sponsorët nga Turqia të cilët insistojnë me çdo kusht që ne të kemi futbollist nga shkolla e futbollit në skuadrën e parë. Edhe trajneri ynë Karan e ka përmendur se duhet pasur durim, pasi që na duhet kohë për këtë punë, pasi ky është një projekt i cili zgjat disa vite dhe ne plot vetëdije i anashkaluam disa ndeshje ku ndoshta edhe nuk arritëm rezultate pozitive, por kjo ishte vetëm për hir që të fillojmë ti afirmojmë lojtarët tanë”, tha Demiri.

“Desha për fund ti potencoj trajnerët e shkollës së futbollit të FC Shkupi, të cilët po japin më shumë se maksimumin nga vetja për të nxjerrë sa më shumë futbollist që një ditë shpresoj me lejen e Zotit do të jenë edhe pjesëmarrës në ndonjë skuadër më të madhe evropiane”, tha në fund tim menaxheri Ertan Demiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat