Duka i vendos ultimatum Panuccit

Futboll

Duka i vendos ultimatum Panuccit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:23
Duka i vendos ultimatum Panuccit

Duke përfituar nga vizita në selinë e re të federatës shqiptare të futbollit, që do të jetë gati ndoshta në mars të vitit 2019, presidenti Armand Duka ka folur edhe për disa çështje të tjera, nga trajneri Panuçi te moshat e kështu me radhë. Fillimisht, e nisi me punimet në strukturën e re gjigante të federatës, që po ndërtohet në ish-kompleksin Dinamo.

“Ndërtesa mbyllet brenda pak muajsh, punimet po ecin. Do të ketë edhe 2 mini-stadiume, me kapacitet 500 vende. Në të do të bëjnë stërvitje ekipet kombëtare. Janë programuar edhe këto 2 mini-stadiume se në të ardhme çdo gjë do të jetë e ndjekshme nga publike dhe stërvitje të bëhen të hapura”.

Më pas, vëmendja te Shqipëria: “Duhet të fitojmë me Skocinë, nëse ia dalim edicioni nuk është dështim. Kemi shumë mungesa, problem i madh. Bilanci i Panuçit bëhet pas dy ndeshjeve, tani nuk flasim dot.  Panucci do mbështetje nga të gjithë, nëse fitojmë me Skocinë edicioni nuk është dështim”.

Sa i përket Arena Kombëtare: “Stadiumi i ri? Në mars mund të jetë gati, të shohim edhe shortin e kualifikueseve të Europianit. Stadiumi plotëson të gjitha kushtet për mediat dhe të gjithë. Është një prezntim dinjitoz jo vetëm i futbollit por edhe Shqipërisë. Mezi po presim që ta inagurojmë në 2019. Gjithashtu edhe kjo është e rëndësishme. Ky projekt i shtëpisë së futbollit shqiptar. Projekti është i financuar 100% nga FIFA”.

Ecuria e kombëtareve kuqezi, nga ajo A deri te U-17 ka qenë katastrofë sivjet, ndaj edhe kreu i futbollit shqiptar përcolli mesazhin e fortë: “Trajnerët e moshave? Do ketë një analizë në fund të kualifikueseve, por mund të ndryshohen të gjithë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat