Para shkarkimit

Futboll

Para shkarkimit

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Niko Kovaç

Humbja 3:2 ndaj Dortmundit, dhe fakti që tashmë gjenden shtatë pikë prapa verdhezinjve, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Niko Kovaç të Bayern Munich.

Siç raporton “OK DIARIO” në Spanjë, drejtuesit bavarezë i kanë paraqitur një ofertë për stolin Zinedine Zidane.

Francezi është pa ekip, që kur ka dhënë dorëheqje nga Real Madridi në fundin e sezonit të kaluar.

Kjo ofertë duket e parefuzueshme, por priten zhvillime të reja, edhe pse ditët e fundit, në intervista për shtypin, drejtuesit e Bayernit kanë deklaruar se do vazhdojnë t’i besojnë kroatit Kovaç.

Për Zidane është interesuar edhe Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat