N’Golo Kante, modest si gjithmonë - Bota Sot
N’Golo Kante, modest si gjithmonë

Futboll

N’Golo Kante, modest si gjithmonë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 16:13
N’Golo Kante

Mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante, nuk ka pranuar që paga e tij të bëhej përmes një kompanie në Jersey të SHBA-së, e cila do t’ia kishte mundësuar atij të mos paguante shumë të lartë taksash.

Në njërin nga artikujt e fundit të publikuar prej informatave të nxjerra nga Football Leaks, është zbuluar se vetëm gjashtë javë para se Kante të largohej nga Leicesteri në vitin 2016, një kompani me inicialet e francezit, e quajtur NK Promotions, ishte regjistruar në Jersey, për t’i mundësuar lojtarit të paguajë 10 përqind më pak taksa.

Mediapart raporton se ende nuk dihet nëse kjo kompani ishte regjistruar nga Chelsea apo nga të afërmit e Kantes. Fillimisht, avokati i futbollistit e kishte aprovuar këtë ide, por në fund, 27-vjeçari kishte insistuar se ai dëshiron t’i paguajë taksat në mënyrë të rregullt.

“N’Golo e dëshiron një pagë normale”, i kishte shkruar drejtuesve të Chelseat këshilltari i Kantes në maj të vitit 2017.

“Pasi i lexuam artikujt e shumtë të gazetave për të drejtat e imazhit dhe hetimet për shmangie taksash ndaj lojtarëve dhe klubeve, N’Golo është i shqetësuar se ideja e propozuar nga kjo mund të jetë më pajtueshmëri me rregullat e autoriteteve taksore dhe ai ka vendosur të mos rrezikojë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...