Ylli i Milan refuzon Real Madrid: Jam shumë i lumtur këtu - Bota Sot
Ylli i Milan refuzon Real Madrid: Jam shumë i lumtur këtu

Futboll

Ylli i Milan refuzon Real Madrid: Jam shumë i lumtur këtu

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Suso

Merkatoja e dimrit është shumë afër dhe klubet kanë filluar të kenë një pasqyrë të plotë të lojtarëve që duan të afrojnë në janar.

Një prej emrave që janë lakuar në këtë merkato është edhe ylli i Milanit, Suso. Drejtuesit e Real Madridit e shohin sulmuesin si pasardhës të Gareth Bales, i cili me shumë gjasa mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të sezonit. Në një intervistë për Marca, 24-vjeçari ka folur për interesimin e “Los Blancos”, duke  lënë të nënkuptuar se një rikthim në Spanjë nuk është në planet e tij afatshkurtra.

“Kur kërkohesh nga skuadra më e mirë në botë, duhet të jesh krenar sepse kjo do të thotë që ke punuar mirë. Kush nuk do të ishte i kënaqur me këtë?  Të shkuarit te një nga skuadrat më të rëndësishme në botë është diçka që duhet të të bëjë të lumtur. Të kthehem në Spanjë? Të luash në shtëpi është gjithmonë diçka e bukur, por unë aktualisht jam në një vend shumë të ngjashëm me Spanjën dhe jam i lumtur këtu”, tha Suso.

Ai është ndalur të flasë edhe për trajnerin e kuqezinjve, Gennaro Gattuso, të cilin e vlerëson si njeriun e duhur për stolin e Milan.

“Është gjithmonë i njëjtë. Nuk e ka humbur karakterin që ka jashtë pasi ka marrë drejtimin e Milan, është njeriu më i mirë që mund të ekzistojë, i duhuri për stolin e Milan. Jam i lumtur këtu dhe me trajnerin shkoj shumë mirë. Ndihem i rëndësishëm për skuadrën dhe shumë rehat”, përfundoi spanjolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat