Shqetësime

Futboll

Shqetësime

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 17:34
Pamje nga stërvitja

Përfaqësuesja shqiptare futbollit ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore në kuadër të sfidës me Skocinë, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje. Trajneri Christian Panucci si zakonisht ka kryer një bisedë të shkurtër me lojtarët, duke u shpjeguar se si do të procedohej në seancën stërvitore, e më pas ka nisur përgatitja.

Eros Grezda ka vijuar të stërvitet i diferencuar për shkak të një dëmtimi. Stafi mjekësor do të provojë në të gjitha mënyrat për ta rikuperuar 23-vjeçarin, i cili në muajt e fundit ka qenë i pafat sa u përket dëmtimeve dhe i ka munguar jo pak skuadrës tonë kombëtare. Veçmas grupit është përgatitur edhe Emanuele Ndoj. Ndërkohë, Migjen Basha zhvilloi një stërvitje të plotë, teksa paradite kreu një seancë rikuperuese, pasi të hënën luajti në kampionatin grek me Arisin e Selanikut, kujtojmë që mesfushori është i pezulluar dhe nuk do të jetë kundër skocezëve, por do të rikthehet për miqësoren ndaj Uellsit më 20 Nëntor.

Me ekipin është bashkuar edhe Elhan Kastrati. Ish-portieri i Teutës, aktualisht te Pescara, ka zëvendësuar Alban Hoxhën. “Gardiani” i Partizanit, i cili u paraqit në grumbullim, është lejuar të largohet nga stafi mjekësor për shkak të problemeve në ligamentin e gjurit të djathtë, një shqetësim që 31-vjeçari po e mbart prej disa javësh. Për Kastratin kjo është hera e dytë që vesh ngjyrat kuqezi. Përfaqësuesja do të vijojë përgatitjet në Durrës edhe gjatë kësaj të enjteje, ndërsa të premten do të zhvendoset drejt qytetit të Shkodrës, aty ku do të luhet edhe sfida kundër ekipit britanik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat