Refuzoi ofertën nga klubi i Premier League, Wenger i tunduar nga gjiganti europian

Futboll

Refuzoi ofertën nga klubi i Premier League, Wenger i tunduar nga gjiganti europian

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:37
Arsene Wenger

Raportimet nga Anglia kanë bërë me dije këtë të mërkurë se Arsene Wenger ka refuzuar një ofertë të bërë paraprakisht në adresë të trajnerit francez nga ana e Fulham, për të zëvendësuar të larguarin Slavisa Jokanovic në ekipin e Premier League, përpara se të zyrtarizohej emërimi i Claudio Ranieri. Fulham bëri një tentativë për të afruar ish-trajnerin e Arsenal, përpara se të konfirmonte të mërkurën ish-teknikun e Leicester, Ranieri, të paktën sipas raportimeve të Matt Law, i “Daily Telegraph”.

I njëjti burim informacioni zbulon se 69-vjeçari Wenger ka bërë një premtim të heshtur për të mos drejtuar tjetër ekip në Premier League, pasi u largua nga Arsenal. Law gjithashtu pretendon se pasi u largua në maj nga “Topçinjtë”, Wenger është i tunduar vetëm nga një transferim i mundshëm te Bayern Munich, nëse pankina e bavarezëve do të jetë disponibël në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat