Zëvendësues, por me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e legjendës së Anglisë

Futboll

Zëvendësues, por me numrin 10 dhe shiritin e kapitenit! Ndeshja speciale e legjendës së Anglisë

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:45
Southgate

Miqësorja e të enjtes kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të shënojë edhe celebrimin e karrierës së legjendarit Wayne Rooney me kombëtaren e Tre Luanëve, me 33-vjeçarin që do të mbajë veshur fanellën me numrin 10, shoqëruar edhe me shiritin e kapitenit, në atë që me siguri do të jetë një natë magjike dhe emocionale për atë dhe të gjithë në “Wembley”. Tashmë te DC United në MLS, Rooney do të aktivizohet si zëvendësues në një ndeshje të organizuar në nder të fondacionit të tij.

Trajneri i Anglisë, Southgate ka konfirmuar se Rooney nuk do të aktivizohet si titullar në ndeshje, teksa asnjë detaj tjetër i ndeshjes special nuk ishte zbuluar, të paktën jo deri kur tekniku foli në konferencën për mediat, pasi ishte konsultuar edhe me skuadrën e tij.

“Kemi komunikuar me futbollistët. Nuk doja t’i merrja ato vendime që javën e kaluar, futbollistët janë shumë të vendosur që Rooney të veshë fanellën me numrin 10. Ne besojmë se është një respekt i merituar. Besoj se kemi komunikuar shumë si grup për realizimin e gjërave në mënyrën tonë në këto dy vite dhe vera e këtij viti e dëshmoi këtë gjë. I gjithë grupi ynë ka shumë respekt për Rooney dhe mendojnë se në ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren, ai duhet të mbajë numrin 10 dhe kur ta varë atë fanellë në mur, dikur në fund të karrierës së tij, do të jetë një mbrëmje special dhe 10 do të jetë numri që do të ketë aty”, deklaroi Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat