Modric: Tani jemi mirë, vazhdojmë të përmirësohemi

Futboll

Modric: Tani jemi mirë, vazhdojmë të përmirësohemi

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 07:14
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, është i lumtur me rikthimin e formës së tij, por edhe të skuadrës.

Kroati tregon se kishte vështirësi në fill të sezonit në La Liga, por që tani çdo gjë është në rregull.

“Tani jemi më mirë, e shikoj mirë skuadrën dhe jam i sigurt që pak nga pak vazhdojmë të përmirësohemi”.

Kroati flet edhe për gjendjen fizike, thotë se tani ndihet mirë, por në fillim të sezonit kishte vështirësi.

“Jam rikthyer për të luajtur një muaj pas finales së Botërorit pa përgatitje fizike dhe kjo ka ndikuar”.

“Tani po ndihem më mirë në të gjitha aspektet, fizikisht dhe psikikisht. Po arrij dal nga dal në nivelin e duhur”, ka thënë Modric për Marca.

Aktualisht Reali është në vendin e gjashtë me 20 pikë, katër më pak se Barcelona në vendin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat