Wenger refuzoi Fulhamin, shpreson ta drejtojë Bayernin

Futboll

Wenger refuzoi Fulhamin, shpreson ta drejtojë Bayernin

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:11
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, po shqyrton punën te Bayern Munichu, pasi thuhet se ka refuzuar detyrën te anglezët e Fulhmit.

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës doli lajmi se Wenger hodhi poshtë një ofertë nga Fulham këtë javë për të zëvendësuar Slavisa Jokanovicin.

Trajneri serb u shkarkua dje (e mërkurë), ndërsa në vend të tij u emërua italiani i njohur Claudio Ranieri.

Refuzimi i Wengerit erdhi pasi francezi mban ende gjallë shpresat për drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Pavarësisht se është në kontakt të rregullt me Paris Saint-Germain, Wenger thuhet se dëshiron të drejtojë Bayernin, ku Niko Kovac është nën presion të madh pas një fillim-sezoni zhgënjyes.

Wenger është i etur të kthehet në menaxhim dhe e konsideron Bayernin si mundësi më të mirë.

Në PSG, drejtuesit e shohin francezin si një këshilltar futbolli, diçka që Wenger aktualisht nuk është i interesuar të ndjekë.

Trajneri francez është i lidhur edhe me një emërim te Milani, por e ka refuzuar ditëve të fundit një diçka të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat