Rooney dëshiron të pensionohet te Unitedi

Futboll

Rooney dëshiron të pensionohet te Unitedi

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:15
Wayne Rooney

Wayne Rooney thotë se dëshironte të përfundonte karrierën e tij në Manchester United, por beson se ai zgjodhi kohën e duhur për t’u larguar nga klubi.

33-vjeçari anglez shënoi një rekord të klubit me 253 gola në 559 paraqitje për Djajtë e Kuq në mes të viteve 2004 dhe 2017.

Ish-kapiteni i klubit u largua nga United për tu kthyer te klubi i fëmijërisë, Everton, në korrik të vitit të kaluar pasi u përpoq të gjejë futboll të rregullt në ekipin e parë nën Jose Mourinhon, përpara se të bashkohej me DC United në qershor.

Rooney pranon se ai do të preferonte që kurrë të mos kishte lënë Old Trafford, por mendon se kishte të drejtë të kërkonte një sfidë të re pas rënies së formës.

“Sigurisht që më mungon [Unitedi]. Ishte kulmi i karrierës sime të luaja për Man Utd dhe kam qenë atje për shumë kohë, por ishte koha e duhur për tu larguar”, ka thënë fillimisht Rooney për MUTV.

“Nuk isha duke luajtur dhe gjithmonë kam qenë lojtar që dëshiron të luaj. Kam biseduar me menaxherin dhe nuk dukej se do të luaja, kështu që ishte vendimi i duhur dhe koha e duhur për mua të largohem”.

“Natyrisht se situata ideale ishte të qëndroja atje dhe ta përfundoja karrierën atje, por në futboll gjëra ndryshojnë. Gjëra të ndryshme ndodhin dhe gjërat ndodhin për një arsye”.

“Kam mbetur me kujtime të mëdha. Kam pasur një mundësi të re për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, por kam pasur një kohë të shkëlqyer në United”.

“Përsëri pres që të kthehem prapa dhe të shoh disa shokë të ekipit tim dhe disa miq nga stafi që kam bërë gjatë rrugës”, përfundoi anglezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat