Claudio Ranieri ka identifikuar transferimin e parë të Fulham.
Trajneri italian është rikthyer në Premierligë, duke marrë drejtimin e skuadrës së Fulham.
Ish kampioni i Premierligës me skuadrën e Leicesterit, ka filluar të mendojë për afrimet e para në afatin kalimtar të janarit.
‘A Sport’ raporton se mbrojtësi i Liverpoolit, Joel Matip, është prioriteti kryesor i Ranierit për janar.
Mbrojtësi nga Kameruni po kalon momente jo të mira te Liverpool duke qenë zgjidhja e fundit e Jurgen Klopp, dhe një kalim te Fulham do të mirëpritej edhe nga ai.