Mendy operohet përsëri në gju, do t’i mungojë Cityt për disa muaj

Futboll

Mendy operohet përsëri në gju, do t’i mungojë Cityt për disa muaj

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Benjamin Mendy

Mbrojtësi francez nuk po ka fat me lëndimet në gju.

Benjamin Mendy ka humbur pothuajse gjithë sezonin e shkuar për shkak të këputjes së ligamentit në gju.

Këtë stinor ai zhvilluar disa ndeshje të mira me Cityn, por një lëndim në gjurin tjetër e ka detyruar atë të operohet sërish.

Manchester City ka konfirmuar që francezi ka kryer me sukses intervenimin kirurgjik, që pritet ta mbajë atë përreth dy muaj jashtë fushave të blerta.

“Pas vizitave të bëra në Barcelonë, në klinikën e Dr. Cugat, është konstatuar që Mendy është dashur të operohet”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Anglisë.

“Operacioni është kryer me sukses të mërkurën në mbrëmje dhe të gjithë brenda klubit i urojmë Mendyt shërim të shpejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat