Ike në botën tjetër, emri juaj i mungon Kosovës e shqiptarisë dhe trimat tanë në Maltë janë për t’i realizuar synimet tuaja

Futboll

Ike në botën tjetër, emri juaj i mungon Kosovës e shqiptarisë dhe trimat tanë në Maltë janë për t’i realizuar synimet tuaja

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:00
Ilustrim

Ike shumë shpejt, ike me 9 qershor të këtij viti! Dukej se bota u shemb për një moment dhe pikëllimi kaploi jo vetëm Kosovën e kudo që ka shqiptarë! Fadil Vokrri iku në botën tjetër, por veprat e tuaja nuk vdesin kurrë! Ndërrove jetë papritur dhe kur ishe në postin e presidentit të FFK-së, në kohën kur më së shumti i duhesh futbollit dhe shtetit të Kosovës.

Image

Fadil Vokrri

Synimet tuaja do të bëhen realitet! Kombëtarja e Kosovës ka rrugëtuar për në Maltë që të luajë sfidën me 17 nëntor (18.00), pastaj me 20 nëntor në Prishtinë pret fitore kundër Azerbajxhanit dhe ta kremtojë ngjitjen në Divizionin C dhe për mundësinë tjetër, të kërkojë kualifikimin në play-off direkt për në Kampionatin Evropian.

Fadil, bëre shumë, e anëtarësove Kosovën në UEFA e FIFA dhe mu atëherë kur ke kryer gjithë misionin, vendose të shkosh në botën tjetër. Emri juaj i mungon shumë Kosovës dhe shqiptarisë, vërtet gjeneratat e vjetra te kujtojnë me emocione si lojtar i madh, i papërsëritshëm. 9-shi i Prishtinës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat