Gjermania e deklason Rusinë

Futboll

Gjermania e deklason Rusinë

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 22:44
Foto nga ndeshja

Gjermania e ka deklasuar sonte Rusinë në një miqësore që është zhvilluar në Leipzig. Kjo fitore do ti jep motiv Gjermanisë për ndeshjen e radhës kundër Holandës në Ligën e Kombeve që e zhvillon si vendas.

Gjermania e ka deklasuar në një miqësore Rusinë.

Gjermanët kanë luajtur shumë më mirë së rusë dhe kanë arritur që ta mundin atë që në pjesën e parë, të cilën e dominuan në të gjitha aspektet.  

Fillimisht shënoi Sane në minutën e tetë, kurse rezultati u dyfishua në minutën e 25’të.

Pjesës së parë, Gjermania i dha fund duke shënuar golin e tretë me anë të Serge Gnabry në minutën e 40’të.

Në pjesën e dytë Gjermania bëri disa ndryshime por asnjëra Kombëtare nuk arriti që të shënonte gol.

Kjo fitore i jep motiv Gjermanisë për të luajtur kundër Holandës, e cila do të zhvilloi dy ndeshje në nëntor, një kundër Francës dhe një tjetër kundër Gjermanisë.

Në rast se Holanda e mund Francën dhe humbet nga Gjermania, nga edicioni i radhës Gjermania do të garojë në Ligën D te Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat