Sergio Ramos nuk do të udhëtojë në Las Palmas për miqësoren e Kombëtares së Spanjës ndaj Bosnje Hercegovinës pas një lëndimi të pësuar në sfidën në ‘Maksimir’ kundër Kroacisë.
Mbrojtësi i Real Madridit ka vuajtur nga lëndimi gjatë gjithë ndeshjes që Spanja e humbi 3:2 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, në të cilën ndeshje 32 vjeçari shënoi nga penalltia në minutën e 78’-të të ndeshjes.
Kombëtarja e Spanjës ka njoftuar në ‘Twitter’ se Ramos do të largohet nga skuadra përpara ndeshjes të së dielës.
Ramos është duke vuajtur nga lëndimi prej disa javësh, por ka qenë e pamundur t’u nënshtrohet testeve të detajuara shkaku i mungesave kryesore te Real Madrid.
Do të jetë mbrojtësi i Chelseas, Cesar Azplicueta, ai i cili do të zëvendësojë Ramosin në ndeshjen e ardhshme.
Mbetet për t’u parë nëse Ramos do të jetë në gjendje të rikthehet në sfidën e 24 nëntorit në La Liga, ku Real Madrid luan ndaj Eibar.