Vojvoda është gati

Futboll

Vojvoda është gati

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 12:32
Vojvoda është gati

Mbrojtësi i djathtë kishte probleme fizike kur iu bashkua Kosovës të hënën, por me ndihmën e stafit mjekësor, ai duket se është rikuperuar plotësisht për takimin e nesërm.

Kosova dje ka udhëtuar në Maltë dhe mbrëmë kreu stërvitjen e parë para ndeshjes dhe natyrisht, sipas Vojvodës, gjithçka po shkon siç është më së miri.

“Jemi stërvitur shumë mirë, kemi punuar në fazën defensive ofensive, gjithçka shkoi mirë dhe jemi gati për ndeshjen”.

“Jemi gati, nuk duhet të mendojmë për ndeshjen e kaluar se kemi fituar 3-1. Duhet të fokusohemi vetëm në ndeshjen e nesërme”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat