Pesë operacione me kosto zero, Inter ka vendosur

Futboll

Pesë operacione me kosto zero, Inter ka vendosur

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 13:47
Piero Ausilio and Giovanni Gardini

Një vit më parë në këtë periudhë kanë lindur idetë De Vrij dhe Asamoah, të cilët sot janë titullarë. Idetë për goditje të tjera me kosto zero nuk mungojnë as tani, përkundrazi. Zikaltrit, në fakt, po punojnë në disa fronte. Mundësitë janë të ndryshme, por zgjedhjet e klubit zikaltër duket se janë të qarta.

Anthony Martial është ëndrra e milanezëve, ashtu si edhe e shumë klubeve të tjerë. Francezi ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit të “Djajve të Kuq” dhe kontrata e tij skadon në qershor, por ka një klauzolë që i jep të drejtën klubit anglez ta rinovojë automatikisht marrëveshjen deri në 2020-ën. Me pak fjalë, duket shumë e vështirë që Inter ta kthejë në realitet ëndrrën.

Emri tjetër është ai i Hector Herrera, mesfushor i Porto-s, të cilin Inter e ka ndjekur më shumë se një herë nga afër. Meksikani ka eksperiencë ndërkombëtare dhe karakteristika të dobishme për skuadrën e Luciano Spalletti-t. Edhe në këtë rast konkurrenca nuk mungon, por Ausilio nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Ndërkohë, Jan Vertonghen është një mundësi e artë për mbrojtjen. Kontrata e tij është drejt skadencës dhe Inter ka marrë informacione në pritje për të përcaktuar strategjinë që do të ndiqet për qendërmbrojtësit e sezonit 2019/20, duke parë se Miranda mund të largohet.

Nga Portugalia janë propozuar dy emra të tjerë, por që duket se nuk bindin drejtuesit zikaltër. Yacine Brahimi është një mbrojtës krahu 28-vjeçar, i cili nuk ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me Porto-n dhe i është ofruar Inter-it. Ausilio nuk ka bërë asnjë hap përpara, ashtu si për Eduardo Silva të Benfica-s, menaxheri i të cilit ka kontaktuar milanezët.

Mes lojtarëve që bindin dhe atyre që nuk bindin, vendimet e para duket se janë marrë në shtëpinë zikaltër. Gjithsesi, operacionet për lojtarët me kosto zero janë të lodhshme, të gjata dhe me shumë pengesa. Rasti i De Vrij e ka treguar këtë, me lojtarin që ka qenë një hap larg rinovimit me Lazio-n janarin e kaluar, por Inter është shpërblyer pas një këmbëngulje disamujore. Emrat e radhës janë në listë në tashmë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat