Milan dhe Juventus në garë për Fabinhon

Futboll

Milan dhe Juventus në garë për Fabinhon

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:48
Fabinho ka hasur në vështirësi në këtë sezon prej se ka kaluar nga Ligue 1 në Ligën Premier.

Milani dhe Juventusi vazhdojnë të interesohen për mesfushorin e Liverpoolit, Fabinho.

Lojtari ka hasur në vështirësi në këtë sezon prej se ka kaluar nga Ligue 1 në Ligën Premier.

Sipas Sport Mediaset, Milan ka pasur interesim për Fabinhon, ndërsa Juve ka kohë që e “monitoron” 25-vjeçarin.

Të dyja klubet do të futen në treg për mesfushorët që në janar.

Rossonerët kanë mbetur pa Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia për shkak të lëndimeve.

Në anën tjetër edhe Zonja e Vjetër kanë mbetur pa Emre Canin, i cili nuk duhet kur do të kthehet.

Liverpool ka paguar 50 milionë euro për brazilianin gjatë verës.

Ai ka luajtur me klubin anglez vetëm tetë herë në edicionin 2018-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat