Gjermani ka luajtur një ndeshje miqësore përballë skuadrës së Rusisë të cilën e ka fituar me rezultatin 3:0. Për skuadrën e drejtuar nga trajneri Joakim Lëv, golat u shënuan nga Gnabri, Sule dhe Leroi Sane.
Të tre emra që janë të rinj në moshë dhe e tillë ishte dhe skuadra e Gjermanisë në mbrëmjen e djeshme. Trajneri Lëv ka besuar te emrat e rinj dhe jo te eksperienca e skuadrës. Vetëm Nojer (32) dhe Hektor (28) e tejkalonin moshën 25 vjec të tjerët ishin nën këtë moshë.