Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Futboll

Man City mposht Arsenal për firmën e talentit 14-vjeçar

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:30
Darko Gyabi

Manchester City ka firmosur me mesfushorin 14-vjeçar i cili konsiderohet si Jadon Sancho i ri.

Darko Gyabi, një lojtar i moshave të Anglisë, është transferuar në Etihad nga Millwall për 350,000 euro, me bonuset që mund të shkojnë deri në 1.5 milionë euro në varësi të suksesit që do të ketë adoleshenti.

City ka mposhtur konkurrencën e Arsenal dhe Wolves për blerjen e lojtarit i cili luan me lojtarë që janë dy vite më të mëdhenj se ai.

Gyabi është një mesfushor qendror i cili ka dëshirë të sulmojë por nuk neglizhon detyrat mbrojtëse dhe prandaj ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Premier League.

Ai është krahasuar me Paul Pogba të Manchester United dhe City shpreson që ai të jetë po ai i suksesshëm.

Gyabi është adoleshenti i fundit nga pjesa jugore e Londrës që përfundon te City, përpara tij kanë qenë Taylor Richards, Ben Knight, Ian Carlo Poveda dhe Sancho.

Ky i fundit tashmë luan te Borussia Dortmund pasi u ble për 9 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat