Itali pa “bomber”, shënuesi më i mirë i skuadrës aktuale është një…mbrojtës

Futboll

Itali pa “bomber”, shënuesi më i mirë i skuadrës aktuale është një…mbrojtës

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 17:28
Italia

Golashënuesi më i mirë i skuadrës italiane është dikush që nuk ju ka shkuar në mendje, pikërisht kapiteni Giorgio Chiellini.

Qendërmbrojtësi i Juventus do të bëjë paraqitjen e 100-të ndaj Portugalisë ditën e shtunë, fiks 14 vite pasi debutimit ne fanellën Azzurri.

Chiellini është një nga pak lojtarët me eksperiencë në skuadrën e Roberto Mancini-t, teksa vetëm ai dhe Leonardo Bonucci kanë më shumë se 40 ndeshje me Italinë.

Por më befasues është fakti se mbrojtësi është golashënuesi më i mirë i ekipit aktual.

Chiellini ka shënuar tetë gola në 99 ndeshje deri tani, me golin e fundit që ka qenë në barazimin 1-1 ndaj Maqedonisë tetorin e kaluar.

Kjo e bën atë golashënuesin më të mirë të skuadrës aktuale, ndërsa pas tij është Ciro Immobile me shtatë gola në 34 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat