Zhgënjen Shqipëria

Futboll

Zhgënjen Shqipëria

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 20:04
Christian Panucci

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 nga Skocia në kuadër të Grupit 1 të Ligës C.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte vendimtare për humbjen e Shqipërisë, pasi u ndëshkuan me një karton të kuq dhe patën kundër një penallti.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm 14-të minutave me anë të Ryan Fraser, i cili shënoi për 0-1.

Mërgim Mavraj u ndëshkua me të kuq në minutën e 22-të, ndërsa goli i 0-2 erdhi nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë nga Steven Fletcher.

Në pjesën e dytë, Shqipëria provoi ta qarkullonte topin, por përsëri ishin mysafirët të cilët shënuan dy herë.

Ishte James Forrest, i cili shënoi golin e epërsinë 0-3 në minutën e 55-të, ndërsa lojtari i njëjtë vulosi edhe rezultat përfundimtar 0-4 në minutën e 67-të.

Pas kësaj humbje, Shqipëria ka vetëm tri pikë nga katër ndeshje dhe renditet në pozitën e fundit, ndërsa Skocia ka gjashtë pikë nga tri ndeshje, po aq sa ka Izraeli në pozitën e parë.

"Live" të gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes:  

90+4' Përfundon ndeshja

78' Shqipëria asesi nuk po mundet të afrohet te goli.

67' Forrest godet bukur nga brenda zonës duke shënuar edhe golin e katërt 

55' Kundersulm i shpejte i Skocise, Forrest i vetem perballe Berishes, godet dhe 0-3

46' Nis pjesa e dytë 

45+1'Fletcher i saktë nga 11 metërshi. Mbyllet pjesa e parë.

45' Penallti per Skocinë. 

25' Zëvendësim te Shqipëria, Kaçe i lë vendin Ismailit.

23' Mavrajn e tradhëtojnë nervat, ndëshkohet me karton të kuq.

14'Sulm i shpejtë i skocezëve, Fraser zhbllokon rezultatin 0-1.

11' Krosim i Memushaj, Uzuni tenton me koke, por topi i tij përfundon ngjitur me shtyllën.

1' Nis takimi në "Loro Boriçi".

Shqipëria po luan në "Loro Boriçi" takimin e katërt në Grupin 1 të Ligës C, përballë Skocisë. 

Pas tre takimeve kuqezinjtë kanë grumbulluar 3 pikë. Të besuarit e Christian Panuccit do të tentojnë fitoren me më shumë se 4 gola për të shpresuar te kualifikimi në raundin tjetër. Nga ana tjetër Skocisë i shërben vetëm fitorja për të kaluar në raundin e ardhshëm, teksa tenton dhe ngjitjen në Ligën B. 

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Skoci

Janë publikuar formacionet zyrtare në duelin ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Pa dyshim befasia më e madhe është lënia në stolin rezervë e Strakoshës ndërsa në vendin e tij është aktivizuar Etrit Berisha.

Hysaj dhe Basha janë 2 mungesat e rëndësishme të Kombëtares për shkak të kartonëve. Nuk mungojnë as surprizat në formacionin titullar të trajnerit Panuccit.

Ndërsa në sulm nuk do luajë Balaj por në vendin e tij do aktivizohet Manaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat