Ja personi që shtyu Dukën të zgjidhte Panuccin

Futboll

Ja personi që shtyu Dukën të zgjidhte Panuccin

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

“Uroj të lë gjurmë në këtë kombëtare. Objektivi është Euro 2020. Jam i nderuar që jam këtu”. Ishte i buzëqeshur kur mbërriti në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe përkrah presidentit Armand Duka, do të fliste me shumë bindje në punën dhe përgjegjësitë që po merrte.

Christian Panucci e nisi kështu aventurën në kombëtaren kuqezi, ndërsa kreu i futbollit shqiptar, Duka, i pyetur për motivin e kësaj zgjedhje, duke pasur shumë emra të tjerë, do të shprehej: “Ishte një proces i zgjatur në kohë, për faktin se nuk ka qënë një vendim i lehtë. Falendrojmë të gjithë kandidatën për stolin e kombëtares, duke filluar që nga Zenga, Seedorf, Malesani. Besoj se kemi marrë vendimin më të mirë.

Një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit italian dhe botëror. Jam shumë i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur me të gjitha karakteristikat që ka trjaneri. Jam i bindur se bashke me stafin dhe ne të tjerët do të mundohemi te jëmi pjesë e Euro 2020”.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga ajo ditë, por Shqipëria e drejtuar nga ish-mbrojtësi i Romës, Milanit dhe Real Madridit, zëvendës i Capellos te kombëtarja e Rusisë, e ka kthyer kombëtaren kuqezi shumë dekada mbrapa. Një bilanc për të vënë duart në kokë: 12 ndeshje, 3 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.

E nisi me ëndrrën për të provuar diçka në eliminatoret e Botërorit, në ndeshjet e mbetura, por tashmë e gjejmë veten të kapur fort pas… Norvegjisë. Pikërisht kështu, sepse nëse vikingët ndalin Qipron, nuk biem në Ligën D, që do të ishte një katastrofë si financiare 

Armand Duka ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëhet me Panuçin, edhe pse brenda tij e di mjaft mirë që ka gabuar totalisht, duke i besuar një personi që dha “ok” për emërimin e Panuçit në vend të De Biasit.

Telesport ka mësuar edhe emrin e tij që na ka bërë “gjëmën”, të paktën deri tani. Quhet Renzo Ulivieri dhe është ish-trajner, sot presidenti i Shoqatës së Trajnerëve në Itali. Një telefonatë mes Dukës dhe tij, përpara zgjedhje përfundimtare, ishte edhe ajo që vendosi. Mes Panuccit dhe De Canios, u vendos i pari, pasi Ulivieri e shihte më gati për ambjentin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat