UEFA: Fitore e qartë nga Kosova

Futboll

UEFA: Fitore e qartë nga Kosova

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 00:35
Futbollistët e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës regjistroi një fitore bindëse në transfertën e Valletës ndaj Maltës, ku triumfoi me rezultatin e thellë 0-5 duke u konfirmuar si favorite për të mbyllur grupin në vendin e parë të renditjes.

Me këtë fitore Kosova mbetet në vendin e parë me 11 pikë në 5 takime, e ndjekur nga Azerbajxhani me 9 pikë në po kaq takime.

Fitoren e theksuar edhe UEFA në faqen e tyre zyrtare në Facebook, duke paraqitur tabelën e rezultatëve të sotme, dhe mbishkrimin “Fitore e qartë nga Kosova dhe Skocia”

Pas 3 ditësh, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Kosova do të presë Azerbajxhanin, në një ndeshje direkte për vendin e parë, ku “Dardanëve” u mjafton edhe një barazim, për të ruajtur pozitat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat