Milani intereohet për Cahillin

Futboll

Milani intereohet për Cahillin

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 09:16
Gary Cahill

Milani ka shprehur interesim për transferimin e Gary Cahill nga Chelsea gjatë janarit.

Rossonerët kanë mungesë të disa lojtarëve kryesorë para ndeshjes së javës së ardhshme ndaj Lazios ku mungojnë disa lojtarë për së paku një muaj.

Alessio Romagnoli ishte i fundit që u lëndua, duke ju bashkuar Mateo Musacchios, Mattia Caldaras, Lucas Biglias dhe Giacomo Bonaventuras.

SIpas Corriere dello Sport, Milani po bën gati një ofertë për Gary Cahill që ta marrë atë në janar.

Cahill që prej kalimit të Sarrit në Londër nuk ka pasur shumë minuta dhe nuk është më i preferuari te Blutë.

Qendërmbrojtësi mbushë 33 vjet muajin e ardhshëm dhe kontrata e tij pritet që të skadojë në fund të sezonit.

Cahill ka bërë vetëm gjashtë paraqitje për Chelsean këtë sezon me vetëm 21 minuta në Ligën Premier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat