Bukuroshja shqiptare e bën për pesë pare Panuccin

Futboll

Bukuroshja shqiptare e bën për pesë pare Panuccin

Nga: Kemajl Goca Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 13:33
Jona Dervishi

Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar, Jona Dervishi, apo siç njihet si bukuroshja shqiptare, e bën për pesë pare Christian Panuccin, përzgjedhësin e kombëtares së Shqipërisë, pas humbjes së turpshme në Shkodër me rezultat 4:0 nga Skocia, në ndeshjen e Ligës së Kombeve në Divizionin C.  

“Bëji gati ato valixhe e nisu për Itali, se vetëm për të dhënë urdhra pa sens e për kapriço ishe, se edhe paraardhësi yt nuk është se ishte ndryshe por të paktën na çoi në një kompeticion shumë të rëndësishëm! E kam thënë e do e them gjithnjë, kushdo “arkitekt” të vije, nuk do jetë në lartësinë e skuadrës! Ka ardhur koha për një shqiptar në krye!”, shkruan Jona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat