Ish trajneri i Shqipërisë: Guardiola është fajtori për dështimin e Gjermanisë

Futboll

Ish trajneri i Shqipërisë: Guardiola është fajtori për dështimin e Gjermanisë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Pep Guardiola

Dështimet e Gjermanisë në futboll nuk kanë të ndalur.

Pas eleminimit në grupet e Kupës së Botës, në Rusi, “panzerët” kanë dëshpëruar edhe në Ligën e Kombeve.

Ata përfunduan në vendin e fundit, në grupin e përbërë nga Franca, Holanda dhe Gjermania, duke fituar vetëm një pikë.

Ish trajneri i Shqipërisë, Hans – Peter Briegel, ka thënë se taktikat e Guardiolas kanë pasur influencë negative në Gjermani.

“Një princip shumë i thjeshtë na ka ikur nga mendja: Që në futboll ka rëndësi rezultati më shumë se kontrolli i lojës. Që kur Guardiola erdhi në Bayern Munich, diçka ndryshoi. Kemi iluzionin se duhet pasu 75% posedimin e topit për të fituar. Por, për fitoren nuk duhet pasur atë” ka thënë Briegel, për “Repubblica”, 

“Historia, gjithashtu kampionë botëror (Franca), kanë treguar që mund të fitosh ndeshjen edhe duke i dhënë 50% të posedimit kundërshtarit” ka thënë trajneri gjermani.

Në ndeshjen e fundit kundër Rusisë, Gjermania fitoi me rezultatin 3:0, falë golave të Sane, Sule e Gnabry. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat