De Biassi: Trajneri nuk kishte ekipin e plotë kundër Skocisë

Futboll

De Biassi: Trajneri nuk kishte ekipin e plotë kundër Skocisë

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 15:41
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi, tashmë në historinë e shqiptarëve për shkak se arriti që për herë të parë të kualifikojë Kombëtaren kuqezi në Europian ka folur pas humbjes së mbrëmshme kundër Skocisë.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset në Ligën e Kombeve, përfundoi 4-0 në favor të skocezëve.

De Biassi i ka dalë në mbrojtje trajnerit aktual Kristian Panucci duke u shprehur se nuk kishte ekipin e plotë.

“Ishte situatë e vështirë për trajnerin, pasi skuadra ishte në inferioritet numerik ndaj një kundërshtari që vraponte shumë. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi mungonin disa lojtarë, Roshi, Sadiku dhe tani Hysaj. Ekipi nuk ishte i plotë dhe hasi në shumë vështirësi ndaj një skuadre të fortë. Unë dal në mbrojtje të trajnerit, pasi bën gjithçka mundet me futbollistët që ka në dispozicion”, deklaroi ish trajneri i kuqezinjve.

Ai ka thënë më tej:

“Nuk ka shumë për të thënë. për fat të keq u pësua gol që në fillim më pas u luajt gjatë gjithë ndeshjes me 10 futbollistë. Skocia është një skuadër e fortë, me lojtarë cilësorë në përbërje dhe që ishin në gjendje shumë të mirë fizike. Ishte një ndeshje shumë më e vështirë nga sa e imagjinoja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat