Bardhi: Ishte një ndeshje paksa e vështirë

Futboll

Bardhi: Ishte një ndeshje paksa e vështirë

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Bardhi: Ishte një ndeshje paksa e vështirë

Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për fitoren 2:0 kundër Lihtenshtajnit në “Rheinpark stadion” në Vaduz.

Mesfsushori i talentuar paralajmëroi triumfin e Maqedonisë në atë ndeshje. 
“Ishte një ndeshje paksa e vështirë, sidomos pjesa e parë, pasi Lihtenshtajni mbrohej ndërsa dëshira jonë ishte që sa më herët të shënojmë dhe të sigurojmë tre pikë. Në fund gjithcka erdhi në vendin e vet”, deklaroi Bardhi.

Ai është shprehur i lumtur për golin e bukur nga gjuajtja e lirë.
“Natyrisht se jam shumë i gëzuar kur shënojë gol. Megjithatë, unë asnjëherë s’jam preukupuar se kur do të shënojë për Maqedoninë, pasi e dija se do të vijë ai moment”, vijon reprezentuesi ynë, një ndër më të mirët në fitoren e së premtes në Vaduz.

Bardhi po kalon momente të mira edhe te Levante në La Liga të Spanjës. 
“Po, jemi mirë. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, dhe kemi pasut rezultate pozitive. Qëllimi ynë është që të grumbullojmë sa më shumë pikë dhe të sigurojmë ekzistencën në elitën e futbollit spanjoll”, thotë ai.

Bardhi ka rrëfyer edhe emocionet e fitores në “Santiago Bernabeu” ndaj Realit të Madridit dhe shkëmbimin e fanellës me kroatin Lluka Modric, pas lijës.
“Ka qenë një ndeshje si gjithë të tjerat. Ishte një fitore e madhe, tek e cila pak kush besonte, por me angazhim maksimal ia arritëm qëllimit. Pas përfundimit të ndeshjes fanellën e ndërrova me Luka Modric”, tregon Bardhi.

Në ndeshjen kundër Sociedadit, ai pati rastin të takohet me Adnaj Januzajn.
“Po, u takuam pas përfundimit të ndeshjes u ndalëm dhe biseduam. Është një lojtar shumë i mirë, si dhe një djal shumë i sinqertë”, tregon Bardhi për takimin me Adnanin.

Enis Bardhi tani po përgatitet për ndeshjes e ardhshme, të javës së fundit (6) në Ligën “D” të Kombeve kundër Gjibraltarit, të hënën, në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 20.45.

Maqedonia është në vendin e parë me 12 pikë, para Armenisë me tre pikë më pak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat