Mavraj: Kërkoj falje, mos më paragjykoni!

Futboll

Mavraj: Kërkoj falje, mos më paragjykoni!

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 17:37
Mavraj: Kërkoj falje, mos më paragjykoni!

Veprimi i Mërgim Mavrajt duke goditur kundërshtarin me kokë që u shoqërua me marrjen e kartonit të kuq u cilësua nga të gjithë si momenti vendimtar që vendosi dhe fatin e ndeshjes. Kapiteni i Shqipërisë mori kritika nga i gjithë opinioni sportiv dhe për faktin se pas ndeshjes deklarata e tij nuk ishte ajo që pritej, por paksa fudulle, pasi kapiteni nuk pranoi gabimin e tij, por tha se nuk e kishte goditur kundërshtarin.

Kur kanë kaluar disa orë nga ndeshja skandaloze e humbur kundër Skocisë me rezultatin 0-4 duket se kapiteni ka reflektuar dhe përmes një postimi në “Instagram” u ka kërkuar falje të gjithëve.

“E ndjej të kërkoj publikisht falje për atë moment dobësie. Të gjithë gabojmë dhe këtë herë më ndodhi mua. Për kombëtaren kam luajtur edhe i dëmtuar dhe kur im atë luftonte për jetën, ndaj ajo që u kërkoj është që të më kritikoni, sigurisht, por jo të vini në diskutim dashurinë për këtë fanellë që do ta mbroja dhe me gjak.

“Shohim përpara, me bindje se Shqipëria do të kthejë kapitull. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim, nëse jemi të ndare, atëherë kushdo mund të na mposhtë. Me respekt, Mergim Mavraj”, – shkruan mbrojtësi në profilin e tij në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat