Mbyllet pjesa e parë, Zvicër – Belgjikë, rezultati dhe statistikat

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Zvicër – Belgjikë, rezultati dhe statistikat

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 21:36
Zvicër – Belgjikë

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Zvicrës dhe Belgjikës.

Zvicra dhe Belgjika po përballen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rezultati pas 45’ minutave të parë është 3 me 2, ndërsa skuadrat kanë treguar një përballje tejet dinamike, 

Ishte Belgjika ajo që kaloi e para në epërsi me anë të Throgan Hazard, që arriti të realizoi dy gola (2’ dhe 17’).

Mirëpo Zvicra arriti të këndellej shumë shpejtë, pasi Ricardo Rodriguez shënoi nga penalltia në minutën e 26’, ndërsa golin e barazimit e realizoi, Haris Seferovic (31’), pas asistimit fenomenal të Xherdan Shaqirit.

Mirëpo helvetikët nuk u ndalen me kaq, pasi arritën ta përmbysin rezultatin në minutën e 44′, e që në vend ishte sërish Haris Seferovic.

Pjesa e dytë premton së paku edhe dy gola, duke parë rrjedhën e lojës në 45’ minutat e parë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat