Këta janë lojtarët më të “ndikuar” nga ardhja e Solarit - Bota Sot
Këta janë lojtarët më të “ndikuar” nga ardhja e Solarit

Futboll

Këta janë lojtarët më të “ndikuar” nga ardhja e Solarit

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:32
Keylor Navas, Marcos Asensio dhe Isco Alarcon

Me ardhjen e Santiago Solarit në krye të stolit të Real Madrid, ka ndërruar edhe hapësira e minutave për lojtarë të ndryshëm.

Keylor Navas, Marcos Asensio dhe Isco Alarcon janë tre lojtarët që po vuajnë më së shumti, shkruan “Marca”, 

Kur me Lopeteguin ishte zgjedhja e parë në Ligën e Kampionëve, Keylor Navas tashmë nuk bënë pjesë fare në listën e Solarit për ndeshjen kundër Viktoria Plzen.

Thibaut Courtois është padyshim zgjedhja e parë dhe e padiskutueshme e trajnerit argjentinas.

Isco gjithashtu është lojtari tjetër që po vuan me minutat. Që nga ndërrimi i trajnerëve, ai ka luajtur vetëm 18 minuta, në katër ndeshjet e Solarit.

Asensio , megjithëse më pak, vuan edhe ai për hapësirat e tij në formacionin e “Los Blancos”. Ai luajti për 155 minuta me Solarin, megjithatë ka humbur epitetin e të pazëvendësueshmit . 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...