Milanit i lëndohet edhe një futbollist

Futboll

Milanit i lëndohet edhe një futbollist

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:11
Milan

Nuk kanë të ndalur problemet me lëndimet e lojtarëve tek Milani.

Për Milanin nuk ka qetësi, pasi trajneri Gennaro Gattuso ka marrë një tjetër lajm të keq nga Turqia, ku ishte i grumbulluar mesfushori Hakan Calhanoglu.

Ky i fundit ka ndjerë dhimbje në këmbë dhe është detyruar të lërë grumbullimin, për t’u kthyer në Milano para kohe dhe për të ndjekur situatën me mjekët e klubit kuqezi.

Ndonëse ende nuk dihet se për çfarë lëndimi bëhet fjalë, mediat raportojnë se do të jetë e vështirë që turku të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës së ardhshme ndaj Lazios.

Nëse kjo konfirmohet, atëherë Gattuso është vërtetë në telashe, pasi i mungon më shumë se gjysma e titullarëve për ndeshjen e radhës në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat