Juventus shënjestron yllin meksikan

Futboll

Juventus shënjestron yllin meksikan

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:43
Hector Herrera me bashkëlojtarë

Juventusi është futur në garë për mesfushorin meksikan të Portos, Hector Herrera. Raportet në Portugali thonë se 28-vjeçari nuk ka arritur marrëveshje për kontratë të re me klubin portugez, dhe mund të largohet në merkaton e Janarit. 
Arsenali, Milani dhe Roma janë skuadrat tjera që interesohen për shërbimet e Herreras.
Mirëpo Juventusi nuk dëshiron ta transferojë lojtarin në janar por në afatin kalimtar të verës së ardhshme. 
Në 17 paraqitje të tij në të gjitha garat e këtij stinori me Porton, ai i ka shënuar tri gola, dhe ka bërë një asistim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat