Katër klube në garë për Sanchez

Futboll

Katër klube në garë për Sanchez

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:55
Alexis Sanchez

Sulmuesi kilian nuk dëshiron të qëndrojë më te Manchester United.

Është bërë gati një vit prejse Alexis Sanchez la Arsenalin për t’iu bashkuar Manchester United, por ai nuk është as hija e atij lojtari që ka qenë në fanellën e Topçinjve.

Ndonëse është futbollisti më i paguar në Premier Ligë, Sanchez kërkon të largohet nga Djajtë e Kuq dhe të gjejë një skuadër ku do të mund të gjejë më mirë veten.

Sipas Don Balon, për kilianin janë në garë katër skuadra të mëdha evropiane si Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Juventus.

Favorit për të transferuar Sanchezin është skuadra parisiene, që edhe gjatë verës e kishte kërkuar atë.

Edhe pse nuk dihet se ku do të jetë destinacioni i radhës për Alexis, një gjë duket e sigurt, ai do të largohet nga Manchester United. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat