Vritet portieri nga Hondurasi

Futboll

Vritet portieri nga Hondurasi

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:08
Oskar Sein Munguia

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Honduras.

Portieri i skuadrës Deportivo Vida, Oskar Sein Munguia është vrarë pasi ka dalë nga një lokal ku ai kishte vendosur që  të kalonte disa ore me miqtë e tij. 

Sapo ai ka dalë nga lokali ai është qëlluar dhe ka mbetur i vdekur, teksa nuk dihet ende se kush e ka qëlluar.

Klub i tij ka dhënë njoftimin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike. Sipas raportit të policisë në Honduras, portieri 27-vjeçar është qëlluar nga një person i cili është larguar me motor. I vdekur ka mbetur dhe një person tjetër, në këtë tragjedi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat