Dëmtohet mesfushori i Teutës

Futboll

Dëmtohet mesfushori i Teutës

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:03
Shqipëria

Shpresat e Alban Bushit do të përballen ditën e sotme ndaj Maltës U-21 në miqësoren e dytë mes këtyre 2 skuadrave, pas triumfit të kuqezinjve disa ditë më parë me rezultatin 2:0.

Pas Aristidi Kolaj, një tjetër futbollist është detyruar të largohet për shkak të problemeve shëndetësore. Bëhet fjalë për mesfushorin e Teutës, Sherif Kallaku. 20-vjeçari nga Fushë-Kruja, u aktivizua në takimin e parë ndaj Maltës si titullar, ndërkohë që vendin e tij pas dëmtimit e ka zënë futbollisti i Besës, Glejdis Ndraxhi.

Tekniku Alban Bushi, nuk u mjaftua vetëm me Ndraxhin, teksa ka thirur së fundmi edhe Qëndrim Hasanajn, futbollistin që aktivizohet në ligën e tretë sllovene në radhët e ekipit të Sava Kranit.

Disi e pakuptimtë kjo lëvizje e kuqezinjve, pasi kujtojmë që pas ndeshjes ndaj Maltës, futbollistët do të largohen drejt ekipeve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat