Shaqiri e Hazard dribluesit më të mirë në Ligën e Kombeve

Futboll

Shaqiri e Hazard dribluesit më të mirë në Ligën e Kombeve

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 00:40
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është duke kaluar në formën e tij më të mirë. Mbrëmë kundër Belgjikës dha spektakël duke lënë nën hije super yjet e kombëtares belge.

Ndër statistikat që tërhoqi vëmendje mbrëmë ishte ajo e driblimeve të Shaqirit, ku nga gjashtë tentime për të dribluar tek të gjashtat hera kishte dal i suksesshëm.

Aftësitë mahnitëse dribluese të Shaqirit i konfirmon edhe kjo statistikë. Xherdan Shaqiri dhe Eden Hazard kanë qenë dribluesit më të mirë në ligën A të Ligës së Kombeve.

Te dy futbollistët kanë nga 13 driblime, duke lënë mbrapa lojtar si Rashford dhe Mbappe.

Kjo formë e mrekullueshme e Xherdanit mund të i jap ende më shumë minuta tek skuadra e tij, Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat