Klopp i vendosur: Ky lojtar nuk largohet nga Liverpool

Futboll

Klopp i vendosur: Ky lojtar nuk largohet nga Liverpool

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 08:42
Jurgen Klopp

E ardhmja e mesfushorit Fabinho është te Liverpool.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është befasuar nga raportimet se Fabinho mund të largohet në janar, vetëm disa muaj pas transferimit nga Monaco.

25 vjeçari nuk ka gjetur hapësirën e duhur në ‘Anfield Road’, dhe vazhdon të presë shansin e tij për të treguar vlerat.

Kjo ka bërë që mesfushori brazilian të lidhet me një kalim te PSG, Milan dhe Juventus javëve të fundit.

Fabinho verën e kaluar kompletoi transferimin te Liverpool nga Monaco, me ‘The Reds’ që shpenzuan 50 milionë euro për shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat