Cavani: Unë e Neymar jemi vëllezër, shokë dhe bashkëlojtarë

Futboll

Cavani: Unë e Neymar jemi vëllezër, shokë dhe bashkëlojtarë

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:49
Cavani dhe Neymar

ulmuesi uruguaian i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, i ka mohuar spekulimet se ai e ka një marrëdhënie të tensionuar me bashkëlojtarin e tij, Neymarin, pas ndërhyrjes që ia bërë në ndeshjen mes Uruguait dhe Brazilit të premten.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Neymari, golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, ishte duke e kontrolluar topin derisa Cavani i bëri një ndërhyrje të ashpër. Pas kësaj ndërhyrjeje, Neymari filloi të rrotullohet në fushë, ndërsa Cavani u zemërua me gjyqtarin.

Për zënkat mes këtyre të dyve ishte raportuar gjatë sezonit të kaluar. Ata përveç që kishin pasur mosmarrëveshje në fushë për gjuajtën e penalltive dhe gjuajtjeve të lira, thuhet se ata ishin zënë mes vete edhe në zhveshtore.

“Gjërat që ndodhin në fushë i mendojnë vetëm gjatë ndeshjes, por pastaj ne jemi shokë, vëllezër dhe bashkëlojtarë. Por, gjatë ndeshjes, ti dëshiron të fitosh, kjo është normale sepse ti dëshiron ta mbrosh skuadrën tënde”, ka thënë Cavani.

“Unë nuk bëra asgjë, nuk e preka atë. Unë shkova dhe i thashë se nuk e preka, por u sjella me të siç do të isha sjellë me të gjithë. Nuk ka nevojë të flitet për këtë gjë sepse nuk është asgjë, vetëm mediat po flasin për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat