Probleme

Futboll

Probleme

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Bonaventura

Dyshimi ishte në ajër prej ditësh, por dje është konfirmuar zyrtarisht: Xhakomo Bonaventura duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të zgjidhur njëherë e mirë problemet me kërcet e gjurit.

Mesfushori vuan prej 25 tetorit nga një acarim në gju, çka e ka penguar të jetë pjesë e ekipit në tetë javët e fundit. I njëjti dëmtim e pati penalizuar edhe në verë gjatë fazës përgatitore, por kur u mendua se problemi ishte lënë pas shpinë, dhimbjet nisën përsëri për 29-vjeçarin.

Fizioterapia nuk rezultoi një zgjidhje për shqetësimin dhe, sipas specialistëve, lojtari duhet të operohet. Për ndërhyr jen duket se është përzgjedhur një klinikë e specializuar në Shtetet e Bashkuara, teksa riaftësimi kërkon nga pesë deri në një maksimale prej tetë muajsh kohë.

Duke parë afatet, është e qartë se Bonaventura ka mbyllur kështu sezonin me kuqezinjtë, për të cilët mund të jetë një ndihmë vetëm duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

 E sigurt është vetëm që lojtari do të operohet, teksa hipoteza më e mundshme është që ai t’i besojë Fredi Fu, gjeniu i artikulacioneve, i cili do të asistohet nga një tjetër emër prestigjioz i sektorit, si Voklker Musahl. Dy kirurgët veprojnë në Pitsburg dhe janë të njëjtët që një vit më parë operuan Zlatan Ibrahimoviçin në gjurin e djathtë.

Edhe në rastin e suedezit riaftësimi nuk përfundoi në kohë rekord, por të paktën pasi u kthye në fushë, sulmuesi nuk u ndal më teksa në moshën 37-vjeçare vazhdon të shënojë me breshëri në kampionatin amerikan. Edhe në zgjedhjen e klinikës ka ndikuar Mino Raiola, i cili pas përvojës pozitive me Ibrën, i beson një tjetër nga të asistuarit e tij klinikës amerikane.

Duke parë delikatesën e problemit, lojtari vendos veten në duart dy doktorëve që kanë arritur famën falë punës së tyre me disa kampionë të sportit, ndër të fundit edhe skiatorja Lindsi Vohn. Situatat e Bonaventurës rëndon akoma më shumë gjendjen e Milanit, që me mungesën e mesfushorit humbet disa gola sezonale, për të mos folur për ndryshimet e ritmit apo fantazinë e 29-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat