De Biasi: Duka s’është i lumtur

Futboll

De Biasi: Duka s’është i lumtur

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:16
Ilustrim

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ka qenë i ftuar në emisionin “Pressing”, në “ABC News” ku ka folur gjatë e gjetë në lidhje me situatën aktuale të kombëtares, por dhe pozicionin aktual të trajnerit Christian Panucci. Ai flet hapur dhe pa doreza për mendimet e tij duke “thumbuar” herë pas here dhe teknikun aktual. Italiani nuk e pranon por dëshira për të rimarrë Shqipërinë është e dukshme. Pa punë është, mundësi nuk ka, ambientin e njeh mirë, pse jo?

Në lidhje me grupin e Shqipërisë, De Biasi u shpreh: “Ky ishte grup i ekuilibruar edhe pse Shqipëria nuk arriti të shprehte në maksimum potencialin. Pak mungesat e pak kërkimi i një identiteti të ri nuk ndihmuan që të arrihej ai objektiv. Nëse ke lojtarë është e lehtë, nëse ke më pak bëhet më e vështirë. Kjo, sepse në fushë janë lojtarët që luajnë e bëjnë diferencën. Rezultatet janë ata që të japin vlerë. Ato nuk vijnë vetë, vijnë nëpërmjet një strategjie, lojtarëve në dispozicion. Puna e trajnerit duhet të jetë në 360 gradë, pa u ndalur te rezultatet e menjëhershme”.

Ganiu analizoi dhe momentin e italianit. “Panucci vjen nga humbja, në Izrael e tani ndaj Skocisë, 4-0 që duhet analizuar. Djeg por duhet parë se të luash pas minutës së 22-të kur je 0-1 me më pak lojtarë ndaj një skuadre me cilësi dhe lojë fizike. Ne bëmë më pak, bëmë gabim te goli i parë. Ishte një gabim i mesfushorit që nuk duhet bërë. Unë nuk kam parë kurrë mungesat, bëj punën me atë çfarë ke. Të qash se nuk ke ndonjë lojtar, nuk të shërben të bësh pikë e rezultate. Sigurisht, nëse do të kishte Roshi, Sadiku, Hysaj e Basha do të ishte ndeshje ndryshe. Nuk mund të bësh Brazilin me Shqipërinë, me mundësinë që ke duhet të bësh maksimumin”.

Raportete Panuccit me lojtarët janë vënë shpesh herë në dyshim. “Çdokush ka mënyrën e tij për të bërë raport, mendoj se e rëndësishme është të japësh besim dhe të bësh të ndjesh lojtarët në qendër, duke i ndihmuar në procesin e krijimit të skuadrës dhe rritjes. Çdokush nga ne ka cilësi, kjo na bën të jemi në raport të ngushtë më njëri-tjetrin, sidomos me kombëtaret ku shihesh pak, duhet krijuar një grup, baza e suksesit të një skuadre”.

Nuk mund të mungonte një mendim dhe për vlerësimin e punës së Christian Panuccit nga Duka. “Mendoj se presidenti nuk është i lumtur, por me eksperiencën që ka mund të vlerësojë punën që kanë bërë trajneri, lojtarët e stafi”.

Trajneri italian foli dhe në lidhje me marrëdhënien që ka me trajnerin aktual. “Me Panuccin kam raporte të mira, nuk folëm tani. Qëndrova larg se është gjithmonë ai krahasimi që më shqetëson edhe mua. I kemi rralluar kontaktet, në fillim kontaktova që ta ndihmoja, se mendoj se kush të ndihmon të jep një avantazh në një punë të re”, tha De Biazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat