Nikolov e do Kosovën

Futboll

Nikolov e do Kosovën

Nga: R.Ibrahimi Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:34
Nikolov e do Kosovën ?

Reprezentuesi i Maqedonisë, Boban Nikolov, për kundërshtarë në fazën e play-off të Ligës së Kombeve e dëshiron Kosovën.

“Le të jetë një derbi ballkanas i nxehtë me Kosovën. Kjo gjeneratë e reprezentuesve të Maqedonisë i ka të gjitha që i duhen për të luajtur në Euro 2020. Të rinjtë kanë sjellur një freski të re, këto me përvojë të udhëhequr nga lideri ynë Pandev po na japin stabilitet të duhur, dhe të gjithë jemi si një familje e bashkuar. Kemi kualitet, atmosferë të mirë dhe besoj se do të luajmë në Europianin 2020”, tha reprezentuesi Nikolov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat