Chelsea, tifozët zgjedhin festimin e Hazard

Futboll

Chelsea, tifozët zgjedhin festimin e Hazard

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 00:59
Eden Hazard

Eden Hazard është ylli i padiskutuar i Chelsea-t të Maurizio Sarri-t, që e ka nisur shumë mirë këtë sezon. Pas një Botërori të zhvilluar si protagonist deri në fazat e fundit me Belgjikën, të cilën e ka ndihmuar të arrijë deri në vendin e tretë, rezultati më i mirë i “Djajve të Kuq”, fantazisti po magjeps edhe tifozët në “Stamford Bridge”.

Problemi i vetëm ka të bëjë me mënyrën e tij të festimit të golave, me lojtarin që vë në rrezik gjunjët me rrëshqitjen e tij të famshme. Chelsea ka vendosur t’i shkojë në ndihmë yllit duke i kërkuar tifozëve që t’i gjejnë një mënyrë të re festimi.

Ideja, pothuajse unanime, ka qenë ajo e një puthjeje në stemën e fanellës, një mënyrë efikase për të treguar lidhjen e ngushtë me ngjyrat e skuadrës nga një lojtar që nuk ka rinovuar akoma kontratën që i skadon në 2020-ën.

Ëndrra për të veshur fanellën e Real Madrid është akoma gjallë, edhe pse është lënë mënjanë pikërisht falë fillimit të mirë të sezonit nga ana e Chelsea-t. Gjithsesi, rreziku është akoma i madh, deri në atë pikë sa një tifoz i ka kërkuar idhullit të tij në rrjetet sociale: “Nënshkruaj kontratën, më pas flasim për festimin…”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat