Simeone më i paguar se Griezmann, tani flet Atletico

Futboll

Simeone më i paguar se Griezmann, tani flet Atletico

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 08:56
Diego Simeone

Ditët e fundit është raportuar në mediat spanjolle se Diego Simeone është në bisedime me Atletico Madridin për rinovimin e kontratës, me një rritje të jashtëzakonshme page, por klubi madrilen ka mohuar gjithçka.

Marca ishte një ndër burimet e lajmit, duke raportuar se bisedimet kanë nisur që verën e shkuar dhe me kontratën e re Simeone do të paguhet më shumë se Antoine Griezmann, i cili tashmë paguhet 20 milionë euro në vit.

Gjithsesi, një zëdhënës i Atletico-s ka sqaruar për EPSN FC se “nuk ka bisedime me Simeone-n për ndonjë kontratë të re dhe harmonia mes klubit e trajnerit është totale. Të dyja palët mendojnë se nuk është momenti i duhur për për t’u ulur në tryezën e bisedimeve”.

Simeone ka kontratë deri në 2020, e rinovuar shtatorin e vitit 2017. Në atë kohë argjentinasi tha se e mori vendimin pasi klubi mbajti në skuadër yjet, si Griezmann, Koke e Saul Niguez. Trajneri i njohur ka fituar 8 trofe me Atletico-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat