Reagimet e mediave botërore për suksesin e Kosovës: Mrekullia pranë Euro 2020

Futboll

Reagimet e mediave botërore për suksesin e Kosovës: Mrekullia pranë Euro 2020

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:33
Kosova ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Kosova ka shënuar një fitore madhështore gjatë mbrëmjes së kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë ka deklasuar në stadiumin Fadil Vokrri kombëtaren e Azerbajxhanit me rezultat 4-0.

Kjo arritje e përfaqësueses sonë ka bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për këtë ndeshje.

“Me Kosovën në Ligën D janë kualifikuar gjithashtu në ‘play-off’ edhe Gjeorgjia, Maqedonia e Bjellorusia”, shkruan gjermania “Kicker”, e cila nënvizon se njëra nga këto 4 ekipe, të ashtuquajtura “outsider”, do të jetë në finalet e “Euro 2020”.

“E sapoardhura Kosovë siguron kualifikimin në ‘play off’-et e Euro 2020”, shkruan amerikania “Washington Post”.

“Sky Sports” në Britaninë e Madhe shkruan: Kosova i jep vetes një mundësi për t’u kualifikuar në “Euro 2020”.

“News28.com” vjen me një titull shumë interesant: Kosova i habit të gjithë, siguron pjesëmarrjen në “play off” duke shkatërruar Azerbajxhanin.

“Mrekullia e Kosovës do të lufton për një vend në Euro 2020”, shkruan gazeta spanjolle Marca.

Jehonë të madhe ka pasur edhe në mediat e rajonit, të cilat kanë shkruar gjerë e gjatë për këtë sukses të Kosovës.

“Çudia Kosovë në prag të evropianit, Gjermania në fund të pusit”, ka si titull në ballinë revistas kroate, Tportal.

Ndryshe, Kosova në gjysmëfinale të Ligës D do të takohet në mars të 2020 me Maqedoninë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat