Mediat e huaja shkruajnë për Kosovën

Futboll

Mediat e huaja shkruajnë për Kosovën

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 11:53
Mediat e huaja shkruajnë për Kosovën

Mediat botërore kanë raportuar për promovimin e Kosovës dhe sigurimin e një vendi në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, që i jep mundësi ta arrijë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.

Triumfi i mbrëmshëm në “Fadil Vokrri” i siguron Kosovës një vend në gjysmëfinale të Ligës D në një rrugë tjetër, më të lehtë, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, si dhe promovimin në një nivel më të lartë – në Ligën C –  të garës inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve.

Het-triku i Arbër Zenelit dhe një gol i Amir Rrahmanit e fundosen Azerbajxhanin në një ballafaqim që shihej si finale e madhe në letër, por që doli të ishte fitore e lehtë dhe bindëse e “Dardanëve”.

“Het-triku i Arbër Zenelit i siguron Kosovës promovimin në Ligën C”, shkruan ESPN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat