Aliu: Ferizaj ka nxjerr talentë të mëdhenj të sportit

Futboll

Aliu: Ferizaj ka nxjerr talentë të mëdhenj të sportit

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 15:49
Aliu: Ferizaj ka nxjerr talentë të mëdhenj të sportit

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti futbollistin e kombëtares së Kosovës, Arbenit Xhemajli, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

"Se të rinjtë tanë kanë talent në sporte dhe shumë fusha të tjera të jetës shoqërore, po dëshmohet çdo ditë. I tillë ishte edhe mbrëmë, emocioni që dhuruan djelmoshat kosovar në ndeshjen futbollistike mes Kosovës dhe Azerbajxhanit.

Njërin nga ta e priti në takim sot, i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Arbenit Xhemajli është qendërmbrojtësi perspektiv i Përfaqësues së Kosovës në futboll. Ai tash e disa vite mbron ngjyrat e ekipit futbollistik zviceran në Xamax. Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shprehu konsideratat më të larta për talentët e rinj, veçanërisht të dalluarit në sport, të cilët po ngrisin lartë, çdo ditë, në gara sportive, flamurin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, futbollisti Xhemajli falënderoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për pritjen, respektin dhe kurajon për të mbështetur dhe promovuar talentët e rinj. Ferizaj ka nxjerr talentë të mëdhenj të sportit si në të kaluarën ashtu edhe tani, rrugë kjo e cila po ndiqet edhe nga shembulli i futbollistit Xhemajli dhe mbështetja e vazhdueshme e sportit nga qeverisja lokale. Në fund të takimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, me urimet më të sinqerta për suksese në pasionin e tij, i dhuroi futbollistit Xhemajli, suvenirin – punimin e pamjes së Ferizajt, përkatësisht emblemën e qytetit, Lubotenin, punuar në pirografi", është shkruar në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat