Shënuesit e kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve

Futboll

Shënuesit e kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Shënuesit e kombëtares e Kosovës në Ligën e Kombeve

Kosova tregoi lojë e efikasitet në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve në Divizionin D. Nga gjashtë ndeshje shënuan 15 gola e pësuan vetëm 2 sosh, kurse zunë vendin e parë me 14 pikë (4 fitore, 2 barazime) dhe lanë pas Azerbajxhanin me 9 pikë.

Fitorja më bindëse u arrit në Maltë me 5:0 dhe pastaj me 4:0 ndaj Azerbajxhanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Cilët janë shënuesit më të mirë? Futbollisti Arbër Zeneli është në krye të shënuesve me 4 gola, pasojnë Benjamin Kololli 3, Milot Rashica 2, Donis Avdijaj 2, Vedat Muriqi 2, Atdhe Nuhiu 1 dhe Amir Rrahmani 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat